E Diel, 1 Nëntor 2026

Bano ben realistin Fati ishte me ne

Edhe pse Lushnja e tij fitoi me rezultatin e paster 2-0 trajneri Artan Bano u tregua shume kritik ndaj skuadres qe ai drejton.

Ishte nje fitore por qe te jemi realiste patem edhe fat. Ka qene nje nga ndeshjet me te dobeta qe une mbaj mend qe ka zhvilluar skuadra jone ka administruar. Keshtu qe pervec pikeve qe me gezojne me duhet te bisedoj me ekipin pasi lojtaret nuk japin maksimumin dhe nuk jane te motivuar 100 per qind.

Trajneri i Lushnjes i cili ne nje te kaluar jo fort te larget ka veshur fanellen e ekipit te Partizanit por dhe te Kombetares shqiptare shtoi

Ndoshta dhe fakti qe futbollistet e Partizanit ishin shume te rinj ka pasur pjesen e saj ne motivimin e lojtareve por perderisa jane profesioniste e paguhen si te tille ndeshja duhet trajtuar e tille.

Bano paralajmeroi Nese do te luajme keshtu edhe ne ndeshjet e tjera nuk do ti kemi punet mire. Duhet medoemos te ndryshojme. Per objektivat qe kemi pasi Lushnja eshte nje ekip qe e meriton te jete ne Superlige.

Sezonin e kaluar Lushnja fitoi po 2-0 me Partizanin ne Selman Stermasi. Por Bano hodhi poshte cdo paralelizem me ate takim.

Sezonin e kaluar ishte nje ndeshje me e bukur pasi takimi u trajtuar me te njetin seriozitet nga te dy ekipet. Kishte tjeter ritem e spektakel. Edhe Partizani ishte nje ekip tjeter atehere.

Bano i cili e drejtoi ekipin e tij nga bankina per shkak te pezullimit pas incidenteve ne ndeshjen e plejofit kunder Kastrioti tha se Lushnjes i mungonin pese lojtare titullare.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 20 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›