E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajko Lojtaret jane ende nen stres

Trajneri i Partizanit Neptun Bajko e priti me nje ndjenje te dyfishte ballafaqimin e pare te skuadres se tij ne humbjen ndaj nje Lushnje 0-2 pretendente per tu ngjitur ne Superlige.

Bajko Ne aspektin e lojes nuk kam per te thene shume gjera pasi niveli nuk eshte ai qe une kerkoj dhe kane mundesi te japin lojtaret. Kjo duke pare edhe te gjithe situaten qe media e ka pasqyruar per gati tre muaj rresht me ekipin e Partizanit.

Ish-trajneri i Kombetares shqiptare theksoi se ai personalisht eshte kthyer ne stolin e skuadres qe e ka nxjerre kampione ne sezonin 1986-1987 vetem per te dhene kontributin e tij.

Duke pare qe duhet te jape kontributin tim ne keto momente shume te veshtira qe po kalon Partizani nuk me mbetet gje tjeter vetem te falenderoj futbollistet te cilet luajten dhane maksimumin jane djem te rinj.

Bajko e pranoi se situata komplekse qe kaloi Partizani ne muajt e fundit pati pjesen e saj ne performacen e lojtareve pa shume eksperience qe hodhi ne fushe

Nuk eshte mire qe te luajne nen kete stres psikologjik te gjithanshem pasi ata kane nevoje per te qene te qete. Jane lojtare me te dhena te mira qe mund te sherbejne ne te ardhmen e Partizanit - perfundoi Bajko nje nga emrat me te njohur te trajningut shqiptar.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 20 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›