E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Dukatit sërish protestë për tokat në bregdet

VLORE- Banorët e fshatit Dukat në Vlorë kanë protestuar sërish mbi pretendimin e tyre për pronësinë e tokave në zonën e Llogarasë dhe Karaburunit.

Me pretendimin për tu njohur e drejta e pronësisë mbi tokat në zonën e Llogarasë dhe Karaburunit ata kanë marshur në këmbë deri përpara bashkisë së Orikumit. Ata janë ulur këmbëkryq para godinës duke kërkuar takim me kryetarin për kerkësat e tyre. NEWS24 informon se takimi nuk është mbajtur ndërsa godina ruhej nga forca të shumta të policisë që nuk lejonin hyrjen e protestuesve në godinë.

Ndër kërkesat e banorëve renditet dhe hapja e portës hyrësë në Gadishullin e Karaburunit dhe legjitimiteti i pronave. Pak ditë më parë ata bllokuan aksin rrugor Vlorë-Sarandë, protestë e cila u shoqëua dhe me ndalimin e disa të rinjve. Më pas banorët protestuan sërish për lirimin e tyre duke bllokuar rrugën për rreth 3 orë dhe duke krijuar kaos në qarkullim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›