E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo, ironi me Kaka: Le të marrë gjurin tim

TIRANE-“Duhet të shkëputemi prej tij. Nuk është dhe kaq. Unë nuk mund të rri duke qarë për të”. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga trajneri i Real Madrid Zhoze Murinjo në lidhje me Rikardo Kaka, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 4 muaj si rrjedhojë e një dëmtimi në meniskun e gjurit. Një problem i tillë duket se nuk e shqetëson shumë portugezin, i cili nuk ngurron madje të bëjë ironi. “Nuk mund të ndryshojmë gjurin e tij, nëse do të mundja do t’i jepja timin dhe do të qëndroja në pankinë”, u shpreh Murinjo. Më pas, “Special One” ka shtuar se kur Kaka të rikthehet “do të kemi një goditje milionere me kosto zero”, duke nënkuptuar se rikthimi i tij është një nga blerjet më të mira që mund të bëjë Reali i Madridit. Përpos kësaj, madrilenët duket se e kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e brazilianit, mesfushorin e Verder Bremenit Mesut Ozil, që duket shumë pranë firmosjes me skuadrën spanjolle. “Nuk mund t’i them jo blerjes së një futbollisti të madh, - deklaroi Murinjo për gjermanin. – S’ka rëndësi nëse është mbrojtës, mesfushor apo sulmues. Megjithatë nuk dua të vë nën presion drejtuesit e klubit”.

(d.b/A.Latifi/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›