E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Shalsi: Familja Berisha përfitime nga biznesi i naftës

TIRANE- Partia Socialiste akuzon familjen e kryeministrit Sali Berisha për përfshirjen në afera korruptive në biznesin e naftës.

Në vazhdën e dokumenteve të bëra publike dje ku sipas PS hidhin hije forta dyshimi në lidhje me konfliktin e interesit të kryeministrit në aferën korruptive të deputetes demokrate Albana Vokshi në treginë e naftës, sot publikoi dokumente të tjera.

Nga dokumentet e djeshme PS thotë se fakton se bashkëshorti Arjan Tartari i deputetes demokrate Albana Vokshi dhe si miku i ngushtë i i djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha, Rrahman Selmanllari janë ortakë në biznesin “Vizion Construction”. „Biznesi ka si objekt të punës së tij tregtimin e karburanteve dhe vajërave lubrifikante që prodhohen duke shfrytëzuar pikërisht koncesionet e fushave të naftës dhe gazit natyror që i ka dhuruar Berisha“- thotë PS

Ndërsa sot opozita hedh dyshime se kompanitë “ku është bashkëpronar bashkëshorti i Albana Vokshit janë vetëm një fasadë për të kamufluar përfshirjen në këto biznëse të familjes Berisha.”- tha Shalsi.

Duke iu referuar Formularit të regjistrimit të degës në Shqipëri të Stream Oil, deputeti socialit tha se rezultonte se kjo kompani dhe kompania Vizion Construction kanë të njëjtën godinë”

Sipas tij zhvendosja e kompanisë Vision Construction në të njëjtën godinë me Stream Oil ka ndodhur në prill 2008 pak ditë pasi Tartari ishte emëruar përfaqësues ligjor i kësaj të fundit.

Deputeti thotë se pas kompanive qe drejtohen nga bashkeshorti i deputetes Albana Vokshi fshihet familja Berisha: “Dy kompani me emra të ndryshëm por me të njëjtët protagonistë në të njëjtën godinë dhe pas të cilave fshihet e njëjta dorë, ajo e familjes në pushtet që menaxhon bizenset nëpërmjet Selmanllarit.”

Nga selia rozë Shalsi i kërkoi kreut të qeverisë të reagojë ndaj fakteve që sipas tij janë vetëm “maja e aisbergut të korrupsionit në të cilin është zhytyr kokë e këmbë ky pushtet.”

“Fakti që kompania e bashkëshortit Tartari që ka marrë në koncesion në mënyrë abuzive fusha nafte e gazi natyror me vlerë rreth 4 miliard euro, dhe kompania ku është bashkëpronar sekseri i Shkëlzen e Sali Berishës ndajnë të njëjtat zyra tregon qartë për përfshirjen e familjes kryeministrore në këtë aferë të pastër korruptive.
- nënvizoi më tej deputeti socialist në prononcimin për shtyp.

Ai mbylli deklaratën duke i kërkuar kryeministrit Sali Berisha ”të reagojë për këto dokumente që e kompromentojnë rëndë rrethin e tij të ngushtë familjar e politik". "Heshtja e Sali Berishës´- tha Shalsi-  përballë fakteve që po dalin në dritë cdo ditë, provon më së miri së të gjitha fijet e korrupsionit në këtë vend të cojnë vetëm në një adresë: tek kryeministri dhe familja e tij.”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›