E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Dukatitvazhdojnë protestatpër pronat

VLORE- Banorët e Dukatit kanë protestuar sërish sot në mëngjes por këtë herë ata i kanë zhvendosur protestat e tyre para Bashkisë së Orikumit.

Kërkesat e tyre drejtuar pushtetit vendor kanë patur në fokus pronat e banorëve të Dukatit. Banorët duke pretenduar se tokat e tyre po zihen në mënyrë të padrejtë nga subjekte fantazëm, kanë kërkuar zgjidhjen e cështjes së pronës sipas ligjit 7501.

Një ditë më parë protestuesit bllokuan dy herë gjatë ditës rrugën kombëtare Vlorë-Sarandë, pranë Orikumit duke bërë që vargu i automjeteve të ishte mjaft i gjatë.

Gjatë pasdites së djeshme pati edhe momente tensioni mes protestuesve dhe policisë, për shkak të shoqërimit të disa personave për bllokim të paligjshëm të rrugës.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›