E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ekzekutohet me katër plumba një 33-vjeçar

Viktima është shtetasi Leonard Bilali, 33-vjeç, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e shkuar në rrugën “Irfam Tomini”, rreth orës 22:30 minuta.

Ende nuk ka një version të qartë mbi arsyet e vrasjes, por hetimet e policisë janë përqendruar në dy drejtime: në të atë vrasjes pas një grindjeje të çastit ose vrasje për hakmarrje. Viktima, ish-mundës i Dinamos ishte i vëllai i efektivit të policisë Arben Bilali, i plagosur muaj më parë. Leonard Bilali është qëlluar me katër plumba pistolete në lokalin ‘Shijaksburg’.

Menjëherë pas ngjarjes ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por nuk mund të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes pa rënë në prangat e policisë. Dyshohet se ai është ndihmuar edhe nga persona të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›