Banorët e Gërdecit: S'kemi besim për zbardhjen
Banorët e Gërdecit kanë humbur besimin se e vërteta e tragjedisë do të zbardhet. Në ditën e parë të procesit gjyqësor, ata shprehen se nuk i kanë harruar viktimat, edhe pse nuk kanë besim se drejtësia do të vihet në vend.
GERDEC- Banorët e Gërdecit e kanë humbur besimin se tragjedia e ndodhur një vit më parë më 15 mars, do të zbardhet. Në ditën e parë të procesit gjyqësorë ata shprehen se shteti është përpjekur ta mbulojë këtë tragjedi duke mos nxjerrë para drejtësisë fajtorët.
Ata i janë rikthyer jetës së tyre normale, duke mos harruar 265 viktimat dhe 300 të plagosur që shkaktoi shpërthimi në Gërdec, ja se si shprehen banorët:
“Skemi besim fare, çdo gjë shikohet të mbulohet brenda qeverisë, na janë prerë shpresat”
“Skemi besim për asgjë, u vramë dhe nuk na dhanë shpërblimin që na takonte”
“Me këtë kryeministër që ne kemi aktualisht drejtësia është e dhunuar dhe është e vështirë të zgjidhen hallet dhe problemet tona duke pas parasysh zbatimin e ligjit dhe rregullit”- shprehen banorët.
Më datë 15 mars të vitit 2008 shpërtheu në gërdec fabrika e demontimit të armëve, si pasojë mbetën të vdekur 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, prokuroria nisi hetimet për këtë çështje dhe dy muaj më parë dërgoi në Gjykatën e Lartë disjen ku janë të pandehur 29 persona. Më kryesori mes të cilëve ish ministri i Mbrojtes Fatmior Mediu. (a.r/News24/BalkanWeb)