Vlorë, Berisha: Do ndërtojmë portin dhe parkun industrial
Gjatë një takimi me të rinjtë e qytetit të Vlorës, kreu i ekzekutivit Berisha ka folur për dy investime të mëdha. Duke e cilësuar Vlorën si qendër të zhvillimit dhe modernizimit Berisha bëri të ditur fillimin e ndërtimit të parkut industrial.
VLORE- Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me të rinj e të reja të qytetit të Vlorës. Kreu i ekzekutivit tha se ky takim zhvillohej pas dy ngjarjeve shumë të rëndësishme për Vlorën dhe mbarë Shqipërinë siç anëtarësimi me të drejta të plota në NATO dhe paraqitja e kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Berisha është shorehur se Vlora nga sot duhet të nis ndërtimin e parkut industrial, “Shqipëria është sot kantierë ndërtimi nga Konispoli në Valbonë”- ka theksuar Berisha, ndërkohë tha se së shpejti do të nisin punimet për njërin prej porteve më të mëdha të mesdheut.
“Vlora është sot epiqendër turistike kryesore e vendit dhe një nga qendrat universitare më të fuqishme. Në këtë qytet do të ndërtohet parku industrial. Vlora ka sot burimin e vet energjetik, por do të ketë edhe njërin prej porteve me të mëdha të Mesdheut", tha Kryeministri Berisha.
Kreu i ekzekutivit teksa ka folur për tunelin e Kalimashit ka ritheksuar realizimin e bashkimit të Tiranës me Prishtinën që do të arrihet përmes hapjes së tunelit, çka do të thotë sjelljen e Kosovës në brigjet shqiptare. Duke folur për prioritete e mandatit të dytë qeverisës Berisha tha se në 4 vitet që vinë, arsimi do të jetë përparësi madhore.
(e.n/News24/BalkanWeb)