E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e Rrjollit nuk ndalen, vijojnë rezistencën kundër ndërtimit të resortit

Banorët e Rrjollit vijojnë rezistencën e tyre duke protestuar kundër projektit për ndërtimin e një fshati turistik, që përfshin vila dhe hotele luksoze, i cili shtrihet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll.

Një ditë më parë u shoqëruan në policinë e Shkodrës 11 persona, mes tyre edhe gra.

Por kjo sipas banorëve nuk do t’i pengojë të protestojnë dhe të kërkojnë të drejtën e tyre, ndërsa janë të vendosur të mos lejojnë makineritë të punojnë.

Banorët e Rrjolit paralajmërojnë se do të zhvillojnë të tjera protesta para SPAK dhe institucioneve ndërkombëtare. Këtë të enjte për Rrjollin ka reaguar edhe Avokati i Popullit i cili bëri një  inspektim në terren për tu njohur drejtpërdrejt me shqetësimet e komunitetit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›