E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e Rrjollit përplasen sërish me policinë, të hënën protestë para prokurorisë së Shkodrës

Edhe këtë të premte, banorët e Rrjollit në Velipojë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në tokat e tyre.

Edhe në ditën e pestë, ata janë përplasur me policinë pasi kanë tentuar të bllokojnë makineritë që punojnë në zonë.

Banorët janë shprehur se ditën e hënë në orën 09.00 do të mbajnë protestën e radhës tek Prokuroria në Shkodër.

“Sot është dita e 5 që jemi në protestë. Ne sot i kemi ndaluar punimet”, tha njëri prej banorëve.

Ditën e djeshme, banorët e Rrjollit protestuan para SPAK. Njëzëri me pankarta në duar ata kërkuan drejtësi nga prokuroria e posaçme, si i vetmi institucion tek i cili besojnë. Një prej protestuesve tha se disponon të gjithë dokumentacionin për të provuar se pronat janë të tyre./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›