Banorët e Sharrës në protestë: Jo romët në lagje
TIRANE- Banoret e Sharres kundershtojne strehimin e familjeve rome ne ish repartin Ushtarak ne kete zone.
Pasditen e sotme, ata kane protestuar duke bllokuar rrugen, e duke u bere keshtu pengese per kalimin e tete familjeve rome. Madje ka pasur edhe perplasje mes forcave te policise qe kane mberritur ne vendngjarje dhe banoreve qe deklarojne se nuk i deshirojne te tille bujtes ne zone.
Ne polici jane shoqeruar dy prej banoreve protestues, nderkohe qe familjet rome jane shoqeruar nga efektive te pranishem gjate zhvendosjes.
Tetë familje rome mbeten pa strehe që prej djegies së kampingut të tyre tek zona pra Stacionit të Trenit dhe pas disa negociatave Bashki me Ministrinë e Punëve dhe Cështjeve Sociale u vendos të strehohen tek ish-reparti ushtarak.