E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Sharrës: Nuk i duam romët

Komuniteti rom, foto arkivi

Një protestë kundër komuniteti rom ka shpërthyer sot pasdite në Sharrë të Tiranës. Banorët kanë protestuar duke thënë se nuk i duan romët që të jetojnë pranë tyre.

Tetë familje rome të mbetura të pastreha që prej djegies së kampingut të tyre tek zona pra Stacionit të Trenit pas disa negociatave Bashki me Ministrinë e Punëve dhe Çështjeve Sociale u vendos të strehohen tek ish-reparti ushtarak.

Por, banorët e zonës së Sharrës janë kundër strehimit të 8 familjeve dhe për këtë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën. Ata shprehen se nuk e dëshirojnë strehimin e romëve në zonën e tyre.

Por, 8 familjet rome, shumica gra e fëmijë po shoqërohen nga policia në këtë zhvendosje të tyre. Janë efektivët që po negociojnë me banorët për të hapur rrugën.

/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›