Banorët e Trunit në protestë: HEC-i po merr ujin e fshatit
Pukë- Banorët e fshatit Trun në Pukë kanë zhvilluar sot një protestë për mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre.
Banorët e revoltuar shprehen se uji në fshatin e tyre mungon sepse një kompani që po ndërton një HEC në një fshat tjetër është duke shfrytëzuar ujin e fshatit Trun.
Në këtë janë të përfshira edhe hallkat e shtetit,-thonë banorët, protesta e të cilëve u monitorua nga forca policie.
Banorët thonë se kjo është një padrejtësi që po u bëhet dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjërshme të shtetit për të zgjidhur situatën.