Hidhet në erë një automjet në Tiranë, ska persona të lënduar
Tiranë- Një automjet është hedhur në erë mëngjesin e sotëm në Tiranë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Barrikadave, pranë shkollës Sami Frashëri rreth orës 03:00, ndërsa nuk dihen autorët e ngjarjes.
Sipas burimeve policore automjetit tip Benz me targa KR 7608 A i është vënë një sasi eksplozivi, ndërsa ai është shkatërruar tërësisht.
Blutë e kryeqytetit kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe shkaqet e ngjarjes.