Rama: Ditë intensive në Romë, kapitull të ri bashkëpunimi mes dy vendeve
Tiranë- Kryesocialisti Edi Rama e ka përshkruar si një ditë intensive atë të së enjtes ku ishte ndalur për një vizitë në Romë.
“Dite intensive ne Rome qe nisi ne Fondacionin ItalianiEuropei me km D’alema e Amato per mbeshtetjen teknike ne realizimin e programit tone”,- shkruan Ramanë FB.
Teksa dreka thotë Rama ishte rezervuar “ne seline mikpritese te kryeministrise me km Letta, mundesoi nisjen e komunikimit per nje kapitull te ri bashkepunimi mes dy vendeve”,- thekson ai.
“Pasdreke ne Ministrine e Jashtme kembyem me ministren Emma Bonnino mendimet per zgjerimin e bashkepunimit dypalesh dhe me rajonin po ashtu. Ne Palazzo Grazioli me km Berlusconi diskutuam per krizen ekonomike dhe rruget e mundshme te rritjes se investimeve italiane ne Shqiperi”,- ishin këto disa nga takimet që ka mbajtur Rama të enjten në Romë.
Sipas Ramës, “Kjo dite konfirmoi plotesisht deshiren e vullnetin dypalesh per te forcuar partneritetin strategjik qe lidh tradicionalisht dy vendet tona”.
Më parë zoti Rama dha një intervistë të drejtpërdrejtë televizive për emisionin e BBC ‘Hardtalk’, sakaq dje ai u takua në Londër me ish-kryeministrin britanik Toni Bler.