Banoret e Urës Vajgurore, peticion për guroret
Banoret e Urës Vajgurore ne Berat kërcënojnë me bllokim te rrugëve dhe nisjen e një greve urie, nëse nuk mbyllen guroret pranë shtëpive te tyre. Me ane te një peticioni dërguar prefekturës, 450 familje kane lenë si afat përfundimtar datën 25 shkurt. Ata ankohen jo vetëm për nivelin e larte te ndotjes, por edhe për dëmtimet e shtëpive nga shpërthimet me tritol. Edhe nga të dhënat e bashkisë se Urës-Vajgurore 23 guroret qe ushtrojnë aktivitet të ligjshëm prej rreth 15-vjetësh janë pranë qendrave të banuara dhe në shume raste punojnë me shpërthime. I kontaktuar nga Vizion Plus, prefekti i qarkut te Beratit Bujar Hoxha thotë se nuk është ne kompetenten e tij për te ndërhyrë, dhe se shqetësimin ia ka përcjellë ministrisë se Mjedisit dhe asaj te Ekonomisë qe kane licencuar subjektet. Ne Qershor të vitit të kaluar zv/ministri i Mjedisit Taulant Bino dhe zv/ministri i Energjetikës Neritan Alibali deklaruan se kjo sipërfaqe do te shpallet ?Zonë e Mbrojtur?, por gjithçka ngeli vetëm në kuadër të premtimeve.
Shpërndaje