E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, debat për ?imunitetin?

Deputet e opozitës kane debatuar ashpër me përfaqësuesit e mazhorances ne Komisionin e Ligjeve për projektvendimin për kufizimin e imunitetit te deputeteve. Sipas Socialistit Fatmir Xhafa, ky është vetëm një truk i shumicës për t?i shpëtuar gjykimit, pasi prokuroria e ka te pamundur te kryeje hetimin kur imuniteti lihet ne kushtet e antikushtetueshmerise. Projektvendimi tjetër qe kundërshtoi opozita ishte ai për ndryshimin e rregullores se parlamentit. Te majtët akuzuan mazhorancen se ne këtë mënyrë po vendos veton edhe mbi këtë institucion, qe duhet te jete i pavarur. Pas debateve mazhoranca miratoi ne parim te dy projektvendimet, për kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe atë për ndryshimin e rregullores se Kuvendit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›