Lule për Selena Gomezin
Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 09:42
Justin Bieber ia ka blerë një buqetë me lule te një lulishte këngëtares dhe aktores Selena Gomez.
Këngëtari 16-vjeçar i ka telefonuar asaj gjatë të mërkurës së kaluar, ndërkaq tani ka thashetheme se ai ia ka dërguar në shtëpi një buqetë me lule.
Dyqani ka thënë se krijuesi i hitit “Baby” e ka bërë një buqetë që i ngjasonte një kurore me lule që ia ka dërguar yllit të “Disneyt”.
Sipas ueb-faqes së thashethemeve, TMZ, dyqani ka përdorur disa makina për t’ia dërguar dhuratën romantike në shtëpinë e Selenës. Një burim ka thënë për ueb-faqen se aktorja ishte “mahnitur” për dhuratën.