E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e nxjerrë nga shtëpitënisin grevë urie, kërkojnë kohë

Të tjera rreth shkrimit Banoret: Jemi pronarë të truallit Lutja: Kryeministër mos na nxirr /VIDEO Totozani: Të ndërhyjë kuvendi Banorët përleshen me policinë/ VIDEO/ FOTO TIRANE - Banorët e pashpresë të cilët janë nxjerrë dje nga shtëpitë e tyre për t’iu kthyer ish-pronarëve kanë nisur sot grevën e urisë si të vetmen mënyrë shpëtimi. Bëhet fjalë për godinën tre katëshe në rrugën Margarita Tutulani pranë shkollës “Petro Nini”.

Sot disa nga banorët kanë kanë filluar grevën dhë tashmë kërkojnë vetëm kohë, që të gjejnë një tjetër vendstrehim dhe të mos mbeten në rrugë.

Ata që ndodhen tashmë në grevë janë katër familje pasi pjesa tjetër është larguar dhe sistemuar diku tjetër.

Të pranishëm për të mbështetur grevën e tyre kanë qenë dy komisionerë të Avokatit të Popullit. Ndërsa kujtojnë se dje në vendgjarje kanë qenë në mbështetje të tyre edhe deputetë të PS-së dhe avokati i Popullit Igli Totozani.

Gazetari i A1REPORT! Arsen Rusta i cili ndodhet pranë banorëve ka pyetur banorët e dëshpëruar për grevën dhe ata shprehe”Gjithë banorët e pallatit na mbështesin për këtë grevë urie, pritet të nisë dhe presin gjithë të tjerët të vijnë, zgjidhje tjetër nuk kemi.

I bëj apel shtetit avokatit të popullit, ambasodorit amerikan ambasadve të akredituar në Shqipëri të na ndihmojë se jemi në rrugë të madhe.
Unë jam me dy fëmijë me një burrë të sëmurë ku të shkoj, më mirë të vdes këtu!”, shprehet mes lotëve Mirela.

Banorët kanë vijuar grevën për rreth 30 minuta ndërsa po tentohet të nxirren jashtë nga policia. Sipas gazetarit në vendngjarje policia private dhe policia e shtetit po prishin grevën. Ka edhe persona të tjerë, që duan të futen në grevë dhe është drejt prishjes. Dera është mbyllur dhe banorët nuk po lejohen të hyjnë.

Tensionohet situata dhe policia ka nxjerrë me forcë gratë dhe burrat që ndodhen në grevë. Tashmë 4 personat janë vendosur në oborrin e godinës pasi nuk lejohen të futen brenda. Banorët e irrituar shprehen: Të vijë ambasadori amerikan se këtu nuk ka shtet, ka karrupsion”.“Kemi gjysmë ore që e kemi filluar, Kam tre ditë që fle në rrugë të madhe, hyra e vetme, kush të dojë të më mbështesi, une prej këtej nuk dal, lë amanet kalamajt. Na kanë sharë, nuk ka ardh asnjë nga pronarët”.

Tjetër pistë ka dalë sot gjatë transmetimit të drejtëprdrejtë nga greva e urisë, duke nxjerrë dy pronarë të ndërtesës. Dy zonja nga Berati janë shfaqur sot teksa me dokumentacion tregojnë se ato janë pronaret e vërteteta të objektit.

“Une jam e bija Jakup Shalsit, Trubullira na ktheni pronat, kemi dokumentat. Kam letrat nga babai. “Na ka vrarë Enveri, mos na vrisni dhe njëherë”!

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›