E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti në Vienë, Berisha: Hetim penal Ramës. Ruçi: Ceka diplomat mitingash

kuvendi-seanceTiranë- Mbi incidentin në Vienë mes kreut të opozitës Edi Rama dhe diplomatit të ri Egin Ceka ka reguar me tone të ashpra në Kuvend kreu i qeverisë Berisha duke kërkuar që të hënën të ngrihet një komision parlamentar hetimor mbi ngjarjen. Berisha akuzoi zotin Rama se ka vepruar në mënyrë të turpshme e të paprecedentë e për këto duhet të përgjigjet penalisht.

Pyejtes që i bënë në sallë nga emigrantët se pse su lejohet të votojnë brenda në ambasadë. Rama iu përgjigj: Sepse diplomatët janë hajdutë votash. Zoti Rama diplomati i ri i thotë se jemi këtu për të shërbyer, ne sjemi hajdut votash. Si mund të na quash kështu? Kjo mjaftoi për të shtrirë dorën dhe grushtin e pakontrolluar drejt diplomatit në prani të dhjetra e dhjetra vetëve. Kjo mjaftoi për tu lëshuar në sharje ndaj familjes së diplomatit. Doli jashtë çdo lloj kontrolli dhe u bë ndërhyrje e fuqishme. Ky akt i turpshëm, i përsërtitshëm edhe ndaj jush, por ju mirë jua bën. I keni provuar mirë ju këto. Denoncoj në mënyrë më të ashpër këtë akt të turpshëm, violent, brutal, amoral. Të një njeriu që ose humbi çdo kontroll psiqik ose ishte ashtu siç e akuzojnë nën efektin e dozave të mëdha. Akt të tillë në ambasada nuk ka realizuar as etërit e zotit Rama. Në këtë histeri kolektiveai mund të ishte djali, vëllai, njeriu juaj. Ai është një nga djemtë e të sjellshëm të diplomacisë shqiptare. Ju garantoj se kryetari juaj do të përfundojë aty ku e meriton për cilin prej jush thuhet se e ka rrahur grua shtatzarisht? Për cilin thuhet se e ka rrahur nënë si kafshë? Apo se ka goditur bashkëpunëtorët në zyrë? Për asnjërin prej jush, por këtë se thotë kush,-tha Berisha duke thënë se qeveria e tij i ka dhënë me vendim të Këshillit të Ministrave, kreut të opozitës statusin e ministrit. Berisha tha se diplomatët kanë një porosi të prerë: Të ofrojnë shërbimet që munden. 

Sipas Berishës Rama faktoi dje në Akademinë në Vienë aktoi se humbet çdo kontroll.

Për të faktuar se ia ka probleme të rënda psiqike ose overdozash dje në Akademinë Politike të Vienës. Po qe se doni të sjellim në këtë parlament jo një, por 30 dëshmitarë, urdhëro të krijohet komision hetimor. Është prekur diplomacia me dhunë. Do të krijojmë komision hetimor. Jeni të pashpresë, në listat nuk jeni. Zoti kryetar i grupit i propozojmë grupit parlamentar të marrë komisonin hetimor parlamentar për këtë akt të turpshëmPrekja e perosnit me imunitet diplomatik, punonjësi në detyrë përbën një vepër të rëndë penale. Ditën e hënë ky parlament voton komision hetimot parlamentar për të hetuar deri më një aktin e paprecedentë të turpshëm, amoral, që ska ndodhur kurrë në historinë e këtij shteti, aktin e agresionit të një diplomati të ri. Të gjitha do të bëhen dhe ditën e hënë do të votohen këtu. Është stërnipi i Petro Nini Luarasit dhe Migjenit. Se nuk është jetim, bir i vendit e shtetitPrisni, i keni faktuar ju se sa mund të na pengoni ne. Ai ju tërheq ju nga turpi në turp, gropa në gropë, disfata në disfatë. Bëni çtë doni ju. Kur u rrahët nuk flisnit se donit të ishit në listë,-tha Berisha.

Nga ana tjetër kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi tha: Qeveria e kryeministrit në ikje me vrap e shumë vrap po mundohet të plaçkisë vendinAktivitet në selinë diplomatike në Vienë për të dhënë vizionin e tij për problemet e rajonit dhe Shqipërisë. Midis problemëve të tjera Edi Rama me të drejtë dënoi nepotizmin dhe mungesën e profesionalizmit në përfaqësinë diplomatike shqiptare. Ndodhi? Se ai është diplomat në Vienë dhe i ati kryediploamt në Romë. Ky djali, i biri i ambasadorit…ai djali ska vajtur atje se skiste vend të vinte. Por të ishte përfaqësues tamam i një vendi demokratik e shtetit të së drejtës duhet ta merrte në aeroport. Duhet të rrinte në takimin me presidentin e Austrisë e atë të OSBE-së. Ky diplomat, e jo ai që t’i e përdor si mitingash për të prishur takimin e liderit të opozitës e për ti vënë një njollë turpi Shqipërisë. Një diplomat karrierë të shkojë e të provokojë përfaqësuesir politik të vendit të tij,-tha Ruçi.

Topalli: E ta rrahi kreytari?.

E vetmja gjë është që ti kërkojë falje Edi Ramës e popullit shqiptar e ta shkarkojë e lirojë nga detyra për aktin e paprecedentë. E jo ta merrni në mbrojtje. Të merrni masa për incidentin e ndodhur,-tha Ruçi.

Berisha duke komentuar KQZ-në tha teksa opozita vajtonte ikjen e Ilirjan Muhos ajo që bëtë ju me Jani Janin do të mbetet si njolla më e madhe në histori.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›