E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belle Air mban prej tre orësh të bllokuar pasagjerët për Verona

Agjencia ajrore Belle Air prej tre orësh ka mbajtur të bllokuar 150 qytetarët të cilët kishin planifikuar nisjen e tyre në orën 13. 00 me këtë kompani ajrore.

Udhëtarët do të ndiqnin linjën Tiranë – Verona dhe janë shprehur të irrituar për shkak të vonesës prej tre orësh dhe pakorrektësisë nga ana e kompanisë.

Ata janë ende në pritje të nisjes e cila u është komunikuar se do të bëhet rreth orës 14. 00 dhe një sqarimi për këtë vonesë të pajustifikuar.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›