E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret e zonave rurale te Greqise viktimat e harruara te krizes

Imazhet e trazirave dhe grevave ne Athine kane bere xhiron e botes nderkohe qe Evropa perpiqet te shpetoje Greqine nga falimentimi. Por greket ne zonat rurale te vendit thone se problemet financiare po i godisin ata me rende se sa te tjeret dhe se kane mbetur te mosperfillur nga qeveria.

...Kjo eshte Maqedonia Perendimore ne malet veriore te Greqise. Ketu ererat e ftohta ekonomise ne krize ndihen me teper se kudo.

Qyteti Ptolemaida ia detyron ekzistencen e tij nje industrie te vetme asaj elektrike. Ne faqet e kodrave shikon oxhaqet e termocentraleve. Aty ketu peizazhin e thyejne minierat te cilat furnizojne uzinat me linjit ose qymyrin ngjyre kafe.

Kompania elektrike eshte ne pronesi te shtetit. Te ardhurat e saj jane ne renie dhe kesaj i shtohen edhe shkurtimet qeveritare. Per punetoret kjo parashikon katastrofe.

Ne qytetin e afert te Kozanit Lefteris Ionadis eshte mes drejtuesve te grupit aktivist Levizja e Pavarur e Kozanit.

Ekonomia jone varet nga industria e qymyrit prej vitesh. Shumica e njerezve qe jetojne ketu kane qene te punesuar ne miniera dhe industrite e te tjera u lane pas dore. Bizneset private rropaten prej dekadash dhe ekonomite rurale jane goditur rende.

Ky rajon ka shkallen me te larte te papunesise ne Greqi 17 perqind. Si nje nga zonat me te varfera te Evropes ai merr subvencione te medha nga Bashkimi Evropian.

Qeveria ka ne plan te shese ndermarrjet shteterore per te ndihmuar ne pagimin e borxheve.

Njerezit ketu thone se jane te frikesuar per te ardhmen qe i pret.

Gjendja ketu eshte bere shume keq. Pune nuk ka. do gje po prishet.

Une jam studente. Jam fare e sigurt se nuk do te gjej dot pune kur te diplomohem. Jam po aq e sigurt se kurre nuk do te kem pension ne jete. Pra ne kete moment ne thjesht po presim ndonje dhurate nga Perendia.

Kryetari i Bashkise se Kozanit quhet Lazaros Malutas. Ai thote se masat e ashpra po sjellin pasoja te renda per ekonomine.

55 miliard euro po i hiqen ekonomise ne nje vend kaq te vogel si i yni. Nese masa te tilla shtrenguese vihen ne zbatim vendi do te zhytet thelle e me thelle ne recesion. Ne kemi nevoje per investime.

Lefteris Ionnadis i cili vezhgon ndikimin e minierave dhe termocentraleve mbi mjedisin thote se qeveria nuk duhet ti braktise planet per ti kthyer termocentralet ne qendra prodhimi te energjise se perteritshme.

Nga pikepamja etike kompania elektrike duhet ta financoje kete tranzicion sepse ishin ata qe shfrytezuan per nje kohe te gjate burimet tona natyrore dhe pasurite minerare. Sipas llogaritjeve tona nje kompensim i tille mund te krijoje vetem ne industrine e gjelber 3.000 vende pune ne 10 vitet e ardhshme.

Kriza ekonomike ka cuar ne protesta te dhunshme dhe greva ne Athine - imazhet e te cilave shihen prej muajsh kudo ne bote.

Por pertej kryeqytetit ne skajet e largeta te Greqise shume njerez thone se ne fakt jane ata viktimat e verteta te krizes borxhit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›