E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Kein kryeson garen e republikaneve perballet me kritika te forta

Sipas sondazheve te fundit te opinionit publik biznesmeni nga shteti i Xheorgjias Herman Kein vazhdon te jete befasia e gares se kandidateve republikane per president ne Shtetet e Bashkuara. Por zoti Kein kohet e fundit eshte duke shpenzuar shume energji per te hedhur poshte pretendimet per ngacmim seksual gjate kohes kur ai ishte drejtues i nje shoqate tregetare ne vitet 90.

Zoti Kein vazhdon te udheheqe ne sondazhet per emerimin e Partise Republikane.

Por fushata e tij po perballet keto dite me akuza per ngacmime seksuale nga te pakten dy gra ne fund te viteve 1990. Kjo eshte nje humbje e madhe per nje njeri te panjohur dhe pa pervoje politike.

Zoti Kein ishte drejtues i Shoqates Kombetare te Restoranteve ne kohen kur u akuzua per kete ceshtje.

Une kurre nuk kam ngacmuar seksualisht njeri dhe ato akuza jane krejtesisht te paverteta.

Politico.com faqe lajmesh ne internet thote se dy grate qe e akuzuan zotit Kein kishin arritur nje marreveshje me Shoqaten Kombetare te Restoranteve per ti terhequr akuzat ne shkembim te nje shperblimi monetar.

Zoti Kein arriti te krijoje nje epersi ndaj kandidateve tjere republikane duke perdorur nje menyre te drejteperdrejt te te folurit dhe personalitetin e tij te kendshem.

Kriza ne politiken e jashtme kriza morale dhe kriza me e madhe qe kemi tani sipas mendimit tim eshte mungesa e nje udheheqje efektive ne Shtepine e Bardhe.

Peter Brown eshte anketues ne Universitetin Quinnipiac.

Njerezit e pelqejne ate. Kjo eshte forca e tij me e madhe si kandidat. Mbi 60 per qind e votuesve e pelqejne ate. Kjo eshte gje e mire per nje kandidat.

Madje edhe rivalet e tij e pelqejne ate perfshire ish-kryetarin e Dhomes se Perfaqesuesve Njut Gingric

Ketu eshte Mitt Romney qe ka shume para dhe Herman Kein me kete buzeqeshje te madhe. Buzeqeshje e madhe po fiton kunder parase.

Zoti Kein ka perfituar edhe per shkak se votuesit konservatore dhe mbeshtetesit e Levizjes Tea Party kane dyshime ndaj rivalit te tij kryesor ish guvernatorit te Masacusetsit Mit Romni.

Krahu konservator i Partise Republikane nuk i beson Mit Romnit tani. Por nuk do te thote qe kjo nuk mund te ndryshoje. Kur te vije puna per te votuar ata nuk do te thone ai do te marre emerimin dhe le ta mbeshtesim ate.

Zoti Kein shpreson ti beje balle skandalit dhe te mbetet konkurrues deri ne fillimin e procesit per emerimin e kandidatit republikan qe do te filloje ne janar ne shtetin e Ajoves.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›