E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franceska Ermali mendon se po afrohem me Metin per loje

Banoret jane angazhuar plotesisht me sistemimin e shtepise dhe pastrimin e saj. Graciano ka rregulluar te gjithe oborrin ndersa Ermira zonen e pishines. Graciano shprehet se eshte lodhur shume pasi i ka bere i vetem te gjithe punet pasi Klaudja nuk ndjehej mire e eshte larguar.

Graciano mburret me punen e tij dhe e ve ne dukje duke i pyetur Vlashin e Meti sesi iu duket oborri tani qe eshte i pastruar. Djemte bejne shaka me te dhe i pergjigjen se nuk shohin asnje ndryshim me cka qene me pare.

Me pas Graciano qendron me Francesken ne kopesht duke biseduar. Graciano pyet Francesken sesi ka reaguar Ermali kur ajo i ka treguar per ngacmimet e Metit ndaj saj. Franceska tregohet indiferente e thote se nuk i ka folur fare Ermalit sot e shton se ai i kishte sjelle disa tollumbace te dhoma me ane te Edit. Ajo shprehet se Ermali e ka ofenduar duke i thene se po afrohet me Metin per loje pasi ajo nuk mund te kete dy lidhje brenda shtepise.

Graciano e pyet nese Ermali eshte bere xheloz e ajo pergjigjiet se Ermali nuk e pranon kete fakt por nuk di te jape nje pergjigje te sakte. Prane tyre afrohen dhe Ermira me Vlashin te cilet kerkojne te dine se per cfare po flitet e Franceska i tregon se ia ka rrefyer vete Ermalit qe Meti po e ngacmon ndersa ai nuk ka reaguar mire.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›