Banorët në Yzberisht, dy vjet pa ujë në pallate

Ka pothuajse dy vjet që banorët e një blloku pallatesh në rrugën "Tre dëshmorët" në zonën e Yzberishtit, nuk furnizohen me ujë. Banorët shprehen se që në ditët e para kur kanë hyrë në pallat ka munguar uji. Sipas tyre uji vjen vetëm 10 minuta në ditë, dhe kjo nuk përmbush aspak nevojat e tyre. Ata detyrohen që këtë mungesë ta plotësojnë duke e blerë ujin dhe duke e transportuar atë me enë edhe në katet më të larta të pallateve.
Banorët janë shprehur se kane bërë disa herë ankesa te ujësjellësi dhe te pronarët e godinave, por për dy vite me radhë ata kanë marrë vetëm premtime boshe.
Banorët janë shprehur se kane bërë disa herë ankesa te ujësjellësi dhe te pronarët e godinave, por për dy vite me radhë ata kanë marrë vetëm premtime boshe.