Salihi: Luajmë për prestigj dhe moral

Sipas sulmuesit shkodran, një rezultat pozitiv në ndeshjen e të mërkurës do t'i shërbente ekipit për të pasur një moral të lartë në eliminatoret e ardhshme. "Natyrisht, çdo skuadër hyn në fushë për fitore dhe ne këtë gjë do të bëjmë, do të hyjmë në fushë jo për formalitet, por për të dhuruar një lojë të mirë. Nëse e bëjmë këtë, mund të marrim edhe rezultatin pozitiv në këtë ndeshje. Megjithëse dihet që ne nuk kemi asnjë shans për kualifikim, duhet të luajmë për prestigj dhe për moral. Një rezultat pozitiv në një ndeshje kaq të fortë do të na jepte stimuj të mëdha për vazhdimësinë, do të na bënte shumë optimistë për eliminatoret e ardhshme, pasi trajneri Kuzhe do të kishte një bazë për të ndërtuar një ekip fitues,"- u shpreh Hamdi Salihi.
Sulmuesi i Rapidit të Vjenës vijoi se të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë ndeshje po japin maksimumin në stërvitje, por askush nuk e di nëse do të luajë apo jo, pasi ky vendim i takon trajnerit.
Sipas 24-vjeçarit, kombëtarja jonë nuk do të luajë vetëm në pozita mbrojtëse ndaj Danimarkës, por gjithashtu do të kërkojë të vërë në vështirësi kundërshtarin.
"Skuadra është në formë, ndaj premtoj maksimumin në fushën e lojës. Do të ishte tepër favorizuese për ne nëse vijojmë me rezultate pozitive,"- deklaroi Salihi.