Banoret perplasen me policine per lirimin e banesave

12 familje pranë ish çerdhes 36 janë përplasur me policinë paraditen e sotme. Policia ka tentuar që të nxjerrë prej andej familjet e strehuara në këtë godinë, por ka hasur në kundërshtinë e banorëve, të cilët kanë paralajmëruar se nuk do të dalin nga kjo godinë, pasi janë strehuar këtu prej 22 vjetësh.
Sipas banorëve shteti i ka strehuar në ketë godinë dhe kjo është pronë shtetërore.
Ata shprehen se kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Tiranës për lirimin e banesave.
Sipas vendimit të gjykatës këta banorë duhet të lironin banesat, pasi ka një vendim në hipotekë që prona u është blerë pronarëve.
Por banorët kundërshtojnë me forcë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës nga Përmbarimi, duke e quajtur atë të paligjshëm.
E pyetur nga Abc News pronarja e godinës Nadire Qinami thotë se kërkon zabtimin e vendimit të gjykatës, në bazë të të gjitha rregullave dhe dokumentacionit që ajo disponon.
Por banorët refuzojnë të dalin, ndoshta nuk kanë vendime gjykate sikurse zonja Qinami, por edhe ata paraqesin disa dokumenta ku hedhin dyshime për mënyrat e fitimit të pronës dhe rikthimit të saj për ish pronarët.
Kjo bombol gazi është vendosur nga banorët në taracën e godinës dhe përballë kërcënimit të tyre për vetëflijim dhe të drejtës të dhënë nga gjykata për kthimin e pronës pronareve, ndërsa nuk është folur për ndonjë zgjidhje të ndërmjetme mes tyre.