E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet deshmia origjinale e Onufrit

Persona ende të pa identifikuar nga policia kanë dëmtuar, vjedhur e dhunuar afreske të kishës së Shën Premtes në Elbasan, monument kulture i klasit të parë që i përket periudhës së mesjetës. Dyshohet se kemi të bëjmë me një krim të paramenduar ndaj trashëgimisë tonë kulturore e për më tepër ndaj gjeniut të ikonografisë, Onufrit.
Duke përdorur mjete primitive, keqbërësit kanë tentuar të cmontojnë afreske me kokat e 5 shenjtorëve për t’i shkëputur ato nga muret. Objekt i grabitjes ka qenë edhe mbishkrimi në gur i ikonostasit të kësaj kishe, informacion unik në llojin e vet sa i përket periudhës së ndërtimit dhe vecanërisht të pozicionit që mbante piktori në atë kohë. Ky ishte i vetmi i këtij lloji i cili tashmë nuk është më në origjinal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›