E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët protestojnë para Bashkisë së Orikumit : Na ruani pronat deri në formimin e qeverisë së re

orikumDhjetëra banorë të Orikumit janë mbledhur sot para Bashkisë së Orikumit dhe kanë protestuar për çështjen e tokave.

Protestuesit i kanë bërë thirrje kreut të Bashkisë që të ruajë pronat e tyre, teksa e kanë paralajmëruar se nëse situata nuk zgjidhet, atëherë protestat do të përshkallëzohen.

Protestuesit i kanë kërkuar kryebashkiakut të Orikumit që të ruajë pronat e tyre deri në betimin e qeverisë së re socialistë, pasi besojnë se ajo të do mbajë premtimin e bërë në fushatën elektorale, për zgjidhjen e problemit të pronave. /A.Xh

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›