Luftë me armë, dy shqiptarë të vdekur dhe dy të arrestuar në Greqi
Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur pas një përleshje të ashpër me armë zjarr me forcat speciale të policisë greke!
Sipas informacioneve të alb-observer.com nga kryeqyteti grek, pak më parë dy shqiptarët e vrarë u diktuan nga një patrullë e forcave speciale të policisë greke në prefekturën e Etolokarnanias në qytetin e Agrinios, ku pas një përleshje të ashpër me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy shtetas shqiptar dhe dy të tjerë janë arrestuar.
Policia njoftoi se të dy të vrarët kishin marrë pjesë në grabitjen me armë në qytetin e Korintit ku mbeti e vrarë një vajzë e re.
Duhet theksuar se për herë të parë në historinë e kriminalistikës në shtetin fqinj ka marrë pjesë në ndjekje të kriminelëve të arratisur nga burgu, edhe njësi speciale të ushtrisë greke./alb-observer.com/