Erzen Breçanin e pezullojnë për 1 muaj nga puna
Sa herë që Erzen Breçani bën ndonjë zullum, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj e pezullon nga detyra.
Megjithatë të nesërmen e shohim sërish në krye të detyrës.
Kështu ka ndodhur edhe kësaj here, pas skandalit të postimit në Facebook. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj ka vendosur që ta pezullojë atë një muaj nga detyra.
Breçanit i është komunikuar pezullimi ditën e mërkurë, ndërsa urdhri i pezullimit është firmosur një ditë më parë. Mësohet se mund të ketë një hetim ndaj Breçanit dhe më pas të dilet me një konkluzion. Policia do të inspektojë fillimisht nëse mesazhi është shkruar nga vetë Breçani.
Breçani postoi një koment në Facebook, ku bënte thirrje për rrëzimin e Edi Ramës, të cilin e quante Hitler dhe Enver.
Ai e fshiu postimin pak më vonë duke thënë se nuk e kishte shkruar vetë, por dikush tjetër, pasi ai e linte faqen hapur shpesh./ep
