E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët s'lejojnëprishjen e shtëpive3 policë plagosen

DURRES-Inspektoriati i Ndërtimit ka ndërmarrë sot paradite një aksion në Hamallaj të Durrësit për prishjen e dhjetra ndërtesave pa leje, por hasi në rezistencën e banorëve të zonës. Nga përplasja mes ndërtimorëve dhe banorëve, mbetën të palgosur 3 policë që shoqëronin inspektorët në detyrën e tyre.

Kryeinspektori Gjergji Bojaxhi në krye të inspektorëve mbërritën sot paradite në Hamallaj të Durrësit për të prishur rreth 150 ndërtime pa leje në zonë. Por, banorët e zonës bllokuan rrugën në shenjë proteste ndaj aksionit të inspektorëve të ndërtimit. Për të zhbllokuar rrugën ndërhynë forca policie që shoqëronin inspektorët, por banorët u janë përgjigjur me mjete rrethanore, si gurë e shkopinj. Si pasojë e përplajses, 2 policë, efektivë të FNSH u plagosën dhe u dërguan menjëherë në spitalin e Durrësit.

Ndërtimorja me urdhër të Bojaxhiut që ndodhej në vendgjarje pezulloi menjëherë aksionin si pasojë e situatës së krijuar. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›