Masakra e Cerikut, deshmon ish-polici
Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te nente te pandehurve te akuzuar per masakren e Cerrikut, ka vazhduar dje me pyetjen e deshmitareve te radhes. Albert Uruci, nje ish-punonjes i postes se policise se Cerrikut, ka deklaruar dje se dy dite para ngjarjes, kishte pare nje turme njerezish, prej 50-60 vetash prane postes, qe kerkonte largimin e policeve prej saj. Kur jane kthyer ne ambientet e punes, kane pare se njerezit ishin larguar. Te pandehur ne kete proces jane Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skender Cani, Tomor Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata akuzohen si autore te sulmit me arme zjarri ndaj punonjesve te Gardes dhe Policise se Shtetit me 23 mars te vitit 1997 ne Cerrik, me pasoje vdekjen e 6 gardisteve si dhe plagosjen e 9 punonjesve te policise. Forcat e Gardes dhe Policise ishin zene ne nje prite dhe ishin sulmuar nga nje grup personash te armatosur. Sipas prokurorise, ndaj te pandehurve te ketij procesi jane ngritur disa akuza, pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane kryer veprat penale te “vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se njehere” dhe “vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se njehere, te mbetur ne tentative”.
R.C