E Diel, 1 Nëntor 2026

TOB mbyll sezoninme kryeveprënballkanase “Zorba”

TIRANë- Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit mbylli sezonin artistik me një nga kryeveprat ballkanike “Zorba”, me muzikë të Mikis Theodorakis dhe libret të shkrimtarit Nikos Kazanzakis. Baleti me dy akte “Zorba shfaqet për herë të parë në skenën shqiptare, koreografia e tij u realizua nga Arjan Sukniqi, i cili së bashku me solistë të Teatrit të Operas dhe Baletit sollën të mbushura me atmosferë për dashamirësit e artit.

Në rolet kryesore interpretuan dy balerinët e njohur shqipatarë, të cilët prej gati dy dekadash jetojnë dhe punojnë në Greqi, Altin Koruti në rolin e Zorbës dhe Bledi Latifi në rolin shkrimtarit Xhon.

I pranishëm në mbylljen e këtij sezoni artistik ishte dhe kryeministri i vendit Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha si dhe personalitete të njohura të artit shqiptar.

TOB gjatë këtij sezoni artistik ka shfaqur disa premiera. Sezoni u cel me premierën “Manon Lescaut”, me muzikë të Puçinit. Më pas në skenë erdhi dhe Rigoletto, e cila ka njohur 3 variante skenike. Pjesë e këtij sezoni ishte dhe baleti shqiptare “Delina” krijim i Cesk Zadesë, i cili u rikthye pas 46 vitesh. Sezoni rinis në tetor me operën e kompozitorit gjerman Jacques Offenbach "Perrallat e Hoffmanit".
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›