E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët “nxjerrin” Edisonin nga shtëpia, ndahet Neda me Ogrenin

Në epiqendër të ngjarjeve të kësaj jave në shtëpinë e famshme të Big Brother, ka qenë largimi i menjëhershëm i Edisonit nga banesa. Ai kishte pasur herë pas here konflikte me banorët, për shkak se nuk pranonte të vishte rroba dhe lëvizte siç thoshin anëtarët e tjerë të BB, vetëm me të mbathura, me qëllim që të ekspozonte trupin. Për këto veprime të tij, disa herë ka rënë në banesën e tyre edhe gongu, që do të thotë se dikush brenda nuk po sillet mirë dhe ka rrezik penalizimi, dhe kur banorët i kanë thënë Edisonit se gongu ka rënë për të, ai u është përgjigjur se ata janë xhelozë për të. Kështu, të enjten në mbrëmje, Big Brother ka komunikuar largimin e Edisonit përmes një zarfi të zi, të cilin e ka lexuar Shkëlqimi. Motivi ishte “paqëndrueshmëri brenda shtëpisë”. Ky është një vendim i marrë nga Big Brother. Një çështje jo më pak e rëndësishme është ajo e historisë mes Ogrenit dhe Nedës.

Pas darkës së Alkenës dhe Ogrenit në dhomën e liderit, Neda bisedon me Alkenën në dhomën e gjumit. Neda e pyet për bisedat që pati me Ogrenin gjatë darkës dhe për raportin e saj me Ogrenin. Kështu, Alkena fillon të tregojë për bisedën dhe thotë se Ogrenit i vjen keq që Neda nuk lufton për ndjenjat e tyre. Sipas saj, Ogreni krahasonte vendimet e Nedës me Alkenën në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj familjarëve. Alkena thotë se Ogreni është mërzitur pasi Neda mendon se familja e saj ka për të menduar keq si për të, si për Ogrenin, nëse ata të dy do të krijojnë një lidhje me njëri-tjetrin. Neda e pyet çfarë i kishte thënë Alkena Ogrenit dhe ajo i përgjigjet: Unë i thashë se ti vepron me zemër, ndërsa ai me mendje. Alkena i thotë Nedës se Ogreni nuk e beson dhe e këshillon që Neda duhet t’ia vërtetojë se ajo vërtet mendon me zemër. Neda i thotë se ai nuk ia jep mundësinë asaj që të demonstrojë atë që ajo ndjen për të. “Unë po bëj një zgjedhje me zemër, vetëm se nuk po bëj zgjedhjen e zemrës time”, - thotë Neda. Alkena vazhdon që t’i tregojë Nedës për ato që i kishte thënë Ogreni në dhomën e liderit, në lidhje me ndryshimin e raportit mes tij dhe Nedës, ndërkohë që Ogreni mundohet të sqarohet me Almën. Ai i thotë se ajo ka kohë që grumbullon gjëra ndaj tij e nuk ia thotë. Klaudja e këshillon Ogrenin dhe Almën të flasin e të sqarohen, por Alma përgjigjet se kjo duhet bërë kur e ndjen dhe jo me sforco. Alma shprehet se është ndjerë e ofenduar nga Ogreni dhe ai i përgjigjet se ka bërë shaka me të, por ajo e ka keqkuptuar pasi ka qenë e acaruar nga rrethana të tjera. Ogreni shprehet se të gjithë banorët kanë patur njerëz që ka qenë pro dhe kundra vendimit të tyre për të ardhur në BB, por ai nuk ka dashur të ofendojë Almën duke bërë këtë koment. Alma thotë se është ndjerë e tradhtuar dhe e prerë në besë nga Ogreni, pasi ajo ka ndarë shumë gjëra me të, e jo me të tjerët. Alma shprehet se e konsideruar si goditje të ulët nga Ogreni, por ai justifikohet duke thënë se Alma po kapet pas këtij fakti për të mbuluar gjëra të tjera që nuk ka guxim t’i thotë. Alma shprehet se e ka keqkuptuar raportin që ka pasur me Ogrenin dhe ai shton se ata nuk kanë patur raport që bënin vetëm shaka, por ndanin dhe të tjera momente.

“Hera e parë” për banorët

Marieli dhe Mirjeta shtrihen në të njëjtin krevat dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Ata fillojnë të rrëfejnë historitë e tyre të para në dashuri. Marieli nis të tregojë i pari për eksperiencën e parë në dashuri dhe pas tij edhe Mirjeta. Ndërkohë që ata flasin, pranë tyre vjen edhe Ogreni. Marieli tregon se eksperiencën e parë në dashuri e ka përjetuar kur ka qenë vetëm 13-vjeçar. Ai ka pasur një të dashur në të njëjtën moshë, me të cilën kishte përjetuar edhe emocionet e para të kënaqësisë seksuale. Ndërsa Marieli tregon, Mirjeta fillon të qeshë me të, për shkak të moshës së tij të vogël gjatë këtij episodi që tregon. Ajo fton edhe Ogrenin, i cili shkon pranë tyre dhe qesh edhe ai me Marielin. Pas disa çasteve gazmore, Ogreni largohet duke u thënë Mirjetës dhe Marielit “Natën e mirë”. Më pas, Mirjeta, e pyetur nga Marieli, fillon që të tregojë për lidhjen e saj të parë. Mirjeta thotë se ka qenë e lidhur për gati dy vite me një djalë me të cilin pas gati gjashtë muajsh ka përjetuar edhe kënaqësinë e parë seksuale. Mirjeta tregon se për një muaj mbushte 18 vjeçe, ndërsa ish-i dashuri i saj ishte 29 vjeç në atë kohë. Mijeta tregon se më pas lidhja e tyre nuk shkoi mirë edhe pse djali i kishte kërkuar martesë. Marieli i thotë se ndryshe nga Mirjeta atij nuk i kanë zgjatur shumë historitë e dashurisë dhe këtë e lidh me faktin se ai nuk i duron vajzat kur e mërzisin duke i kërkuar shumë llogari. Pas disa minutave, Marieli dhe Mirjeta përqafojnë njëri-tjetrin.

Banorët shkruajnë ato që nuk i thonë dot me fjalë

Neda u lexon banorëve një zarf ku thuhet se secili nga banorët duhet të shkruajnë një letër në fshehtësi, ku të rrëfejnë një mendim, një sekret apo çdo gjë tjetër në lidhje me një banor. Ermela nis nga të shkruarit e letrës, ndërsa Petriti i thotë Jonelës se do të shkruajë vetëm një paragraf në letrën e tij, por me shumë domethënie. Alkena, Ervini dhe Ergysi qëndrojnë në dhomë duke shkruar letrën personale në fshehtësi. Mirjeta shprehet se pret të marrë një letër të bukur nga një banor, por nuk e tregon se nga kush e pret dhe ose Ogreni kërkon ta dijë. Klaudja i tregon Ogrenit se i ka lindur një dyshim për një nga banorët dhe është rasti i duhur për ta shkruar në letër. Ndërsa Marieli, Klodi dhe Ogreni qëndrojnë në kuzhinë duke biseduar dhe Klodi i rrëfen Marielit se i pëlqen shumë kur ai flet italisht. Neda tregon se motra e saj ka ditëlindjen e gjithashtu prindërit kanë 21-vjetorin e martesës. Ndërkohë në shtëpi është futur një lodër që ecën dhe bën muzikë, për të provokuar reagimet e banorëve, por ata ia dalin të mos japin asnjë shenjë habie duke e injoruar si fakt. Shkëlqimi dhe Petriti flasin për punët që ushtrojnë jashtë, respektivisht aktivitetin e restorantit dhe punën si design. Petriti u thotë djemve se ka dëshirë që kur të dalin nga shtëpia e BB, t’i ftojë të gjithë banorët në shtëpinë e tij në Kosovë. Pranë djemve afrohet Jonela, e cila thotë se ka qenë në Kosovë dhe bisedon me Petritin duke i treguar vendet që ka frekuentuar. Ndërkohë Ogreni, Klodi dhe Mirjeta janë duke bërë dush dhe në një moment u ikën uji. Kjo është pjesë e provës javore të “injorimit”, dhe tre banorët e kuptojnë duke u munduar të mos reagojnë. Po ashtu, pas pak çastesh në tualet hyjnë dy hidraulikë, por Ogreni, Klodi dhe Mirjeta vazhdojnë të këndojnë e të kërcejnë pa reaguar aspak për ta. Hidraulikët kalojnë dhe në oborr, ku ndodhen Algeni, Klaudja e Shkëlqimi, por banorët nuk bëjnë asnjë reagim. Shkëlqimi shkon në kuzhinë dhe thotë se uji është më ndryshk, duke mos e kuptuar që kjo është pjesë e provës së javës, kështu që ai skualifikohet nga prova. Banorët flasin për provën javore dhe komentojnë Shkëlqimin, i cili sapo u skualifikua. Ky i fundit këshillon Algenin të ketë kujdes që të jetë vigjilent, ndërsa Ergysi u kërkon banorëve që të bëjnë kujdes që të mbetet një person deri në fund të lojës, në mënyrë që të fitojnë provën javore e të kenë buxhet të plotë.

Më pas, Ogreni bisedon me Algenin dhe i thotë se ka menduar që ai do t’ia drejtojë letrën Elisës apo Emilios. Po ashtu, edhe Klaudja e ngacmon Algenin në lidhje me Elisën dhe ai u përgjigjet që nëse i kanë idetë kaq të qarta, le të flasin me vete.

Ogreni pyet Klaudjën se për kë mendon se do të shkruajë Jonela dhe ajo përgjigjet se do t’ia drejtojë atij ose Klodit. Ogreni përgjigjet se Klaudja u bë modeste me përdigjen që dha, sepse e di që Jonela do t’i shkruajë asaj pasi Jonela është shumë e lexueshme dhe ai e ka kuptuar. Jonela vjen pranë tyre dhe Ogreni i tregon se për çfarë po flisnin. Jonela shprehet se nuk ka ndonjë gjë specifike për ndonjë nga banorët, por do të shkruajë diçka të bukur. Klodi ndërhyn dhe thotë se ajo nuk i ka qejf të gjithë banorët, por gjithashtu asnjërin nuk e ka inat. Klaudja thotë se Klodi mund ta shkruajë letrën për të e t’i thotë që është ironike, por Klodi shton që këtë gjë ia ka shprehur Klaudjas e nuk ka nevojë t’ia shkruajë. Jonela shprehet se ka një parandjenjë që brenda shtëpisë po lind një dashuri e re, ndërsa Klaudja ia kthen se mos e kas për veten. Jonela përgjigjet se është shumë e lirshme e nëse do të kishte diçka, do ta kishte shprehur. Klaudja flet me nënkuptim me Nedën se Ogreni e ka zgjedhur atë (Nedën) për të qenë asistente të tijën dhe e ka zgjedhur me shumë dashuri. Jonela i drejtohet Ogrenit dhe i thotë me shaka se ai do të dijë se çfarë do të shkuajnë të tjerët, ndërsa për vete nuk tregon dhe e pyet se kujt do t’ia shprehë dashurinë. Klaudja përgjigjet përpara Ogrenit dhe thotë se ai mund ta ketë bërë këtë gjë deri më tani. Neda thotë se Jonela po pret që t’ia shprehë dashurinë asaj dhe Jonela pasi e kupton që Neda i është drejtuar asaj, qesh me të dhe e kthen në shaka. Klaudja pyet Ogrenin se çfarë është Jonela për të dhe ai përgjigje se është një person i shtrenjtë. Jonela largohet dhe Klaudja thotë se ka qenë duke bërë shaka, ashtu siç bëjnë dhe të tjerët me të.

Nominimet, loja po bëhet përherë e më e fortë

Ndërsa javët kalojnë dhe banorët fitojnë më shumë siguri, është e qartë se edhe ankthi rritet për këdo prej tyre. Ergysi dhe Marieli qëndrojnë në kuzhinë dhe flasin për futboll. Ata i tregojnë njëri-tjetrin se me cilat skuadra janë tifozë dhe komentojnë ndeshjet e tyre të preferuara. Pranë tyre afrohen Ervini dhe Ermela e Ergysi shprehet se loja po bëhet gjithnjë e më e fortë. Ergysi dhe Marieli flasin për momentet kur kanë hyrë në shtëpinë e BB. Ergysi trgon se nuk ka pasur emocione deri në momentin që ka hyrë në shtëpi, ndërsa Ergysi thotë se nuk i është besuar që do të ishte pjesë e këtij programi dhe kur e kanë njoftuar. Erysi tregon për provën javore duke thënë se është çuditur shumë kur ka parë që në dhomën e rrëfimit nuk ishte kolltuku i përhershëm, por një rosak. Ndërkohë Klodi, Klaudja dhe Petriti qëndrojnë në oborr dhe flasin për nominimet. Klodi shprehet se kjo është java e trete që Ermela dhe Ervini janë në nominim. Petriti shprehet se për mendimin e tij, javën që vjen do të jenë më shumë persona në nominim, pasi do të ketë barazim votash. Klodi thotë: Një person që e ka inat shtëpia, e kanë të gjithë, por Klaudja dhe Petriti nuk bashkohen me këtë mendim. Më pas pranë tyre vjen dhe Ergysi dhe Petriti e pyet nëse ai është dakord me mendimin e tij që kanë për të qenë shumë persona në nominim dhe Ergysi pohon. Ky i fundit shprehet se banorët do të japin kandidatura jo të përqendruara dhe do të mjaftojnë dy vota, për ta çuar dikë në nominim. Më pas, Klaudja, Klodi dhe Mirjeta shkojnë pranë zonës së pishinës për të bërë ushtrime gjimnastike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›