E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesim ne nje shkolle pa... cati

Ne shkollen 9-vjecare Josif Aleksi nxenesit cdo mengjes ngreje syte nga qielli me shpresen se nuk do te jete nje dite me shi prej nga ata dhe librat e tyre lagen edhe pse ata jane ne ambientet e brendshme te shkolles. Kjo shkolle vazhdon te jete funksionale edhe pse amortizimi total i saj kalon cdo kufi si pasoje e nje harrese dhe lenie plotesisht pas dore nga Bashkia e Ures Vajgurore sipas mesuesve te kesaj shkolle. Per vite me radhe reagimi i bashkise ka qene premtimi i vazhdueshem per ngritjen e nje godine te re dhe disa here aprovimi i disa fondeve qesharake te cilat sherbenin vetem per te arritur nje heshtje per pak kohe thane anetare te stafit pedagogjik.

Jemi te detyruar ti marrim dijet ne kushte ekstreme ku rreziku i ndonje cope tavani te shkeputur eshte bere shkak incidentesh. Shendeti jone eshte ne rrezik jemi te ekspozuar haptazi ndaj te gjitha kushteve klimaterike pasi nuk ka xhama ne dritare nuk ka nje sistem ngrohje dhe sikur te mos mjaftonin keto i gjithe shiu qe bie jashte bie dhe brenda - tha per Standard 15-vjecari Ramadan Sinjari. Nendrejtori i kesaj shkolle Fecorr Malaj tha se shkolla si godine eshte rrudhosur totalisht por jo deshira per mesim. Edhe pse numri i nxenesve eshte i vogel ata meritojne nje shkolle te rregullt jo thjeshte nje ndertese te rrenuar totalisht. Se bashku me prinderit e nxenesve jemi perpjekur te arrijme nje zgjidhje duke bere publik rastin ne institucionet perkatese. Per me teper sipas tij pas shume perpjekjesh dhe shqetesimi nga ana jone u ndez nje drite jeshile kur u aprovua dhe nisen punimet e tenderit te shumepritur por ky gezim zgjati vetem dy muaj dhe me pas gjithcka u nderpre per arsye te pa ditura por thuhet per mungese fondesh.

Projekti i godines te re ishte dykatesh por vetem u arrit te ndertohet si strukture kati i pare. Punimet zgjaten vetem dy muaj dhe gjithcka u nderpre po afro rreth nje vit qe ky projekt ka mbetur i ngrire. Dhe perseri vemendja kthehet tek godina e lsquorrudhur ku te ciles i mungon gjithcka ku catia e pa rregullt eshte shkaku i amortizimit te gjithckaje nen te. Na mungon gjithcka tavolina stola rrjeti elektrik nje sistem ngrohje ku ngrohja e vetme arrihet te sigurohet vetem nga xhupat e trashe shallet dhe kapucat - tha nxenesi 15-vjecar Jetnor Sinani. Pra keto jane problemet e shumta te kesaj shkolle dhe e gjithe zgjidhja e tyre vazhdon te pasohet nga nje heshtje.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›