E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat lista e rimbursueshme ende e pamiratuar

Lista e barnave te rimbursueshme ende nuk eshte miratuar. Pas diskutimit te komisionin hartues mesohet se lista nuk ka arritur ne formen perfundimtare. Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor pas perpilimit te listes do ta kaloje kete te fundit per miratim ne qeveri per te hyre ne fuqi 15 dite me pas.

Miratimi

Propozime per futjen ne liste te ilaceve te reja jane te shumte nderkohe qe mesohet se edhe vete ISKSH-ja nje pjese prej tyre i ka marre parasysh. Edhe kete vit lista e barnave te rimbursueshme do te kete alternativa te reja te barnave. Po keshtu edhe ilace te shtrenjta te cilat do te vijne me rimbursim per kategorine e atyre pacienteve qe vuajne nga keto semundje.

Lista

Lista e re e barnave te rimbursueshme do te hyje ne fuqi. Ministria e Shendetesise ka nisur tashme punen per hartimin e listes se re dhe dergimin per miratimin e saj brenda ketij viti ne menyre qe lista te jete ne cdo farmaci dhe te cdo mjek familje ne diten e pare te vitit te ardhshem. Per kete brenda ketij muaji organizohet mbledhja paraprake e komisionit hartues te listes dhe paleve te perfshira ne projekt. Me pas do te kete nje sere mbledhjesh ku komisioni per caktimin e cmimeve te barnave do te vendose per rinovimin e cmimeve te barnave te listes. Gjithashtu komisioni do te diskutoje edhe per barnat qe do hiqen nga lista konkretisht barnat qe nuk tregtohen me per heqjen e barnave te paefektshme dhe per futjen e alternativave edhe ne formedoza.

Burime prane ministrise se shendetesise bejne te ditur se mbledhja vjetore e komisionit te caktimit te cmimeve te barnave per vitin 2011-01-21dhe mbledhja e komisionit te hartimit dhe rishikimit te listes se barnave te rimbursueshme do te behen brenda muajit nentor.

Ne kete menyre projekt lista do kete kohen e nevojshme per tu miratuar nga qeveria ne muajin dhjetor qe ne date 1 janar 2010 te jete ne dore te mjekeve dhe farmacisteve ne te gjithe Shqiperine-deklarojne burimet. Sipas te njejtave burimeve diskutohet edhe per futjen e alternative te reja si formedoza te barnave te listes ekzistuese barna te reja per semundje te tjera qe nuk jane ne listen aktuale te barnave si dhe alternativa te tjera te barnave qe jane ne listen ekzistuese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›