E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barack Obamas i bie popullariteti global

Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpesh kanë qenë objekt debati për politikën globale. Obama mund t’i ketë punët më mirë në SHBA, por jo jashtë saj. Presidenti amerikan i ka punët keq në Pakistan, dështimet për bisedime për paqe në Lindjen e Mesme, plogështia dhe mosinteresimi për ambientin tregojnë se popullariteti global i Obamës gjithnjë është në rënie.

Afera e dashurisë mes botës dhe Barack Obamas nuk ka përfunduar – por është lëkundur. Një anketë rreth opinionit global për presidentin amerikan tregon se një numër i madh i jo amerikanëve kanë mendime jo të mira për fituesin e çmimit Nobel më 2009.

Anketa e bërë nga “Pew Research Center” për SHBA-në, në 21 vende, ka zbuluar se besimi për politikën e jashtme të Obamës ka rënë dukshëm qëkurse ai e mori detyrën tri vite më parë dhe është duke shkuar në të njëjtin drejtim.

Shpresa që Washingtoni do të jetë më internacionalist është parë me miratimin e veprimeve ushtarake me Kombet e Bashkuar dhe konfliktin izraelit – palestinez, duke thelluar edhe më shumë mosbesimin. Të huajt po ashtu mendojnë se presidenti ka treguar paaftësi për ndryshimet klimatike në botë.

Ndoshta më shqetësues për Washingtonin do të ishte besimi për ndonjë kolaps ekonomik i SHBA-së, përderisa shumica e njerëzve në Britani të Madhe, Gjermani dhe Francë thonë se Kina tani është fuqia kryesore ekonomike në botë.

Mirëpo, Obama ende ka më shumë popullaritet se paraardhësit e tij, siç ishte George Bush, përderisa krejt europianët shpresojnë që ai të rizgjidhet përsëri president.

Anketa tregon se mikpritja dhe miqësia amerikane është thyer shumë pas sulmeve të tyre në Pakistan, Afganistan dhe në Jemen. Edhe pse Washingtoni thotë se sulmet kanë pasur për shënjestër terroristët kryesorë, ata po ashtu kanë vrarë edhe civilë.

Sulmet janë mbështetur nga 62 për qind e amerikanëve, por vetëm një pakicë i ka mbështetur ato në mënyrë si janë bërë, thotë anketa e Pew.

Mbështetja më e fuqishme jashtë SHBA dhe për zbatimin e politikave të tyre ende mbetet Britania, ku 44 për qind mendojnë se Obama ka bërë mirë që i ka aprovuar këto sulme, por 47 për qind janë kundër. Mirëpo, nëse krahasohet me Francën, Kinën, Meksikën dhe Rusinë, atëherë numri është shumë më i madh i atyre që i kundërshtojnë këto sulme.

Qëndrimet e presidentit amerikan mbesin të fuqishme në Europë, ku ai ka një shkallë popullariteti të mirë, rreth 80 për qind – por që ka rënë për gjashtë për qind nga viti i kaluar.

Mirëpo, një tregim tjetër është në vende tjera të botës. Një rënia të madhe të besimit në Obamën ka në Kinë, ku mbështetja ka rënë nga 62 për qind më 2009 në 38 për qind këtë vit.

Ai ka të njëjtën mbështetje në Rusi.

Ndoshta kjo nuk është befasi, por Obama ka shkallë shumë të ulët të popullaritetit në botën myslimane, ku më pak se një person nga katër mbështet politikat e tij.

Kjo, megjithatë, është përqindja më e lartë sesa tek presidentët e tjerë të SBA-së. Vetëm 15 për qind e popullsisë se vendeve myslimane kanë qëndrime dhe mendime pozitive për SHBA-në.

Anketa tregon se të huajt janë të zhgënjyer me politikat e jashtme të Obamës. Kur ai erdhi në pushtet, afërsisht gjysma e jo amerikanëve mendonin se presidenti i ri i SHBA do të kërkonte aprovim ndërkombëtar për të përdorur diku forcën. Vetëm 29 për qind besonin se ai do ta përmbushte këtë shpresë. Nga ai po ashtu pritej që të jetë “më fer me izraelitët dh palestinezët” dhe të jetë më aktiv në ndryshimet klimatike në botë. Shumica mendonin se ai këtu do t’i koncentronte politikat e tij globale.

Dashuria që kanë europianët për Obamën ende ka të bëjë me atë qëndrimin e tyre sentimental që ata kanë për shumicën e presidentëve amerikanë dhe kjo ende vazhdon.

Shumica e vendeve të Europës do të dëshironin që ai të rizgjidhej president, ku në këtë pikë në anketë Obama prin me 92 për qind, sidomos në Francë.

Kështu nuk është në Lindjen e Mesme, ku tre nga katër të anketuar nga Egjipti apo të themi shumica dëshirojnë që ai të largohet nga pushteti.

Gjithashtu edhe ekonomia amerikane ka rënë dukshëm. Katër vite më parë, 44 për qind e britanikëve e konsideronin SHBA-në si fuqinë ekonomike në botë, kurse 28 prej tyre e konsideronin Kinën. Sot këto pozita kanë rënë dukshëm, ku 58 për qind thonë se Kina është fuqi ekonomike, kurse SHBA vetëm 29 për qind. Opinion të njëjtë kanë edhe Gjermania, Franca dhe Spanja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›