E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku: Udhërrëfyesi hap i madh, anëtarësimi larg!

Marrjen e Udhërrëfyesit, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku e vlerëson si fryt të punës së përbashkët të institucioneve të vendit. Në këtë aspekt, ajo ka thënë se që para tri vitesh Kosova i ka dhënë vetes detyrën për plotësimin e kritereve të kërkuara në Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Çitaku nuk ka përmendur ndonjë datë të përafërt kur Udhërrëfyesi do të kurorëzohej me marrjen liberalizimit të vizave. “Do të punojmë pareshtur që qytetarëve tanë sa më shpejtë t’ju mundësojmë lirinë e lirë të lëvizjes në Zonën Shengen”, ka thënë Çitaku, në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.

E pyetur përse ka thënë se Kosova nuk mund tash për tash t’i plotësojnë të gjitha kushtet për marrëveshjen e stabilizim-asocimit, Vlora Çitaku ka thënë kur të përmbushen të gjitha kriteret evropiane, Kosova do të jetë vend anëtar i Bashkimit Evropian. “Fakti që ne nuk jemi vend anëtar nënkupton që kemi ende shumë punë për të bërë”, ka thënë Çitaku.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›