Barak: Hamasi do ta paguajë shtrenjtë
Jeruzalem - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak ka deklaruar se Hamasi do ta paguajë shtrenjtë nëse vazhdon me sulmet me raketa. Ai u shpreh se ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të gjerë. “Të gjithë ata që shkaktojnë dhimbje dhe plagë tek populli izraelit, do ta paguajnë shtrenjtë”, tha ai.
Sipas një njoftimi për shtyp nga ushtria izraelite, bëhet e ditur se drejt vendit të tyre janë hedhur sot katër raketa, por që fatmirësisht nuk ka patur viktima.
Sipas një njoftimi për shtyp nga ushtria izraelite, bëhet e ditur se drejt vendit të tyre janë hedhur sot katër raketa, por që fatmirësisht nuk ka patur viktima.