E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terroristët kurdë vrasin tre ushtarë turq

Hakkari - Terroistët kurdë kanë kryer një sulm vdekjeprurës në juglindje të Turqisë disa orë pasi kryeministrat e Turqisë dhe të Irakut u zotuan për goditje të reja kundër tyre. Zyrtarët thanë se Partia Punëtpre e Kurdistanit ka vrarë tre ushtarë turq dhe ka plagosur nëntë të tjerë, katër prej tyre seriozisht.

Sulmi i mbrëmshëm afër kufirit të Turqisë me Irakun dhe Sirinë, u krye disa orë pas takimit në Ankara të kryeministrave Recep Tayyip Erdogan dhe Nuri al-Maliki. Dy shefat e qeverive u zotuan ta rritin bashkëpunimin kundër terroristëve kurdë që ndodhen në veri të Irakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›