OKB apel Hamasit: Ndaloni sulmet kundër Izraelit
Uashington -Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Hamasit që të ndalojë sulmet me raketa kundër Izraelit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, teksa ka dënuar sulmet e Hamasit i ka bërë thirrje që të të heq dorë prej tyre. Ai ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e konfliktit në Gaza. Mun ka ftuar të gjithë palët që të ndihmojnë në arritjen e dialogut dhe paqes në rajon, si dhe të dërgojnë ndihma ushqimore për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonës.