E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak Obama do të kryej një turne nëpër vendet e BE-së

Bruksel - Presidenti Amerikan Barak Obama do të kryej një turne nëpër vendet e Bashkimit Evropian. Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilari Klinton e cila gjendet në Bruksel për të marrë pjesë në mbledhjen e NATO-s tha se turneu i parë i Presidentit Obama në muajin prill do të përfshijë Anglinë, Francën, Gjermaninë dhe Republikën Çeke.

Klinton tha se Barak Obama mund të marrë pjesë edhe në samitin e G-20 që do të zhvillohet në Angli. Obama pas mbledhjeve të NATO-s në Francë dhe Gjermani pritet të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Unionit e cila do të zhvillohet në kryeqytetin Pragë të Çekisë që është në kryesi të radhës të BE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›