Seuli: Pheniani të tërheqë kërcënimet për avionët civilë
Seul-Ministria e Bashkimit në Korenë e Jugut, i ka kërkuar fqinjit të saj komunist të tërheqë kërcënimet e saj mbi avionët civilë, ndërsa Pheniani paralajmëroi dje se nuk mund të garantonte sigurinë e avionëve koreanojugorë që fluturonin mbi territorin e tij. “Qeveria i kërkoi Koresë së Veriut të tërheqë menjëherë kërcënimet ushtarake kundër avionëve civilë", thuhej në një komunikatë të ministrisë.
Pheniani tha dje se nuk mund ta garantonte sigurinë e avionëve koreanojugorë mbi territorin e tij për arsye të një manovre të përbashkët ushtarake mes ushtrisë amerikane dhe asaj koreanojugore të parashikuar nga 9-20 mars. Përballë këtij kërcënimi, dy kompanitë ajrore koreanojugore "Korean Air" dhe "Asiana" njoftuan sot se kishin ndryshuar rrugën e avionëve të tyre për të shmangur hapësirën ajrore të Koresë së Veriut.