E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak Obama nderohet me çmimin “Nobel për Paqe 2009”

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka treguar një motivacion të madh në fillim të mandatit të tij lidhur me përpjekjet për dialog.  

Obama është zgjedhur mbi kandidaturat e tjera edhe për apelet e vazhdueshme për reduktimin e arsenaleve bërthamore dhe impenjimet e tij për paqen në botë.

Vendimi për dhënien e çmimit presidentit të parë me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë është marrë në unanimitet nga anëtaret e komisionit.

Përpara Obamës me këtë çmim janë vlerësuar ish-presidentët Theodor Rusvelt (1906)  dhe Xhimi Karter (2002), si dhe ish-zëvendëspresidenti Al Gor (2007).

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›