Berisha nuk ndalet: Hekurudhë me Kosovën
Pas autostradës Durrës-Kukës, vepër që shkurtoi jo pak distancat me Kosovën, Berisha ka kërkuar që të bëhet një studim fizibiliteti për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhte dy vendet.
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Berisha i ka kërkuar ministrit të Transporteve Sokol Olldashi të nisë kontaktimin me kompaninë që do të studiojë fizibilitetin e këtij projekti.
“Zoti ministër i Punëve Publike do të ndërmarrësh menjëherë përzgjedhjen e kompanisë për të bërë fizibilitetin për hekurudhën. Hekurudha me Kosovën është lidhja më me interes hekurudhore e Shqipërisë, sepse lidhet me Serbinë dhe ecën drejt Evropës. Ky studim duhet të fillojë menjëherë. Nuk mund të them se do të fillojë ndërtimi gjatë këtij mandati por le të jetë gati për mandatin tjetër” u shpreh kryeministri Berisha. Duket se planet për “bashkimin” me Kosovën, janë parësore për qeverinë shqiptare të drejtuar nga Berisha, plane të cilat i përmendi edhe gjatë qëndrimit në Prishtinë.