Barak Obama uron SHBA-në: Krenar për ju

“Fat të mbarë për ekipin kombëtar të futbollit të meshkujve të Shteteve të Bashkuara që shkon në Kupën e Botës! Michelle dhe unë jemi jashtëzakonisht krenarë për atë që keni arritur deri më tani dhe do të mbështesim për ju deri në fund.” Kështu ish-presidenti amerikan Barak Obama në një postim në Facebook pak minuta para debutimit të Shteteve të Bashkuara kundër Uellsit në Botërorin e Futbollit në Katar.
“Ne kemi shumë lojtarë ambiciozë që thjesht duan të konkurrojnë dhe të përmirësohen. Shumë prej nesh u rritëm së bashku dhe luajtën në akademinë e të rinjve të ekipit kombëtar. Ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Mendoj se ka një ekuilibër vërtet të mire”. Kështu mesfushori sulmues amerikan i Chelseat, Christian Pulisic nuk i vendos kufij ambicieve të kombëtares amerikane, në faqen zyrtare të FIFA-s.
“Qëllimi ynë është të konkurrojmë me skuadrat më të mira në botë dhe të luftojmë për të fituar turneun. Nuk do të jetë e lehtë, sigurisht, por mendoj se nëse luajmë në nivelin që e dimë se jemi të aftë, i kemi mundësitë. Me besimi dhe dëshira për të fituar, ne mund t’ia dalim, sapo të arrijmë në fazën eliminatore çdo gjë mund të ndodhë. Ne do të japim më të mirën tonë, duam të jemi një pjesë e rëndësishme e këtij Botërori”, shtoi ai.