E Diel, 1 Nëntor 2026

Baraku: Edukim dy gjyhësor për personat që nuk dëgjojnë

Në javën ndërkombëtare të personave që nuk dëgjojnë Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskiminimi , Irma Baraku i ka propozuar institucioneve shtetërore hatimin e akteve ligjore në drejtim të edukimit dy gjuhësor dhe futjen e interpretit nëpër institucione për të bërë të mundur integrimin në shoqëri të më shumë se 4000 njërëzve që vuajnë nga paaftësia në dëgjim në vendin tonë dhe eleminimin e analfabetizmit për këtë kategori.
 

Kryetari i shoqatës kombëtare shqiptare të njerëzve që nuk dëgjojnë, Eduard Ajazi tha se akoma në Shqipëri nuk ekziston asnjë institucion që të përkthejë apo interpretojë njerëzit më këtë paaftësi dhe se e vetmja mbështetje është familja.
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera i pranishëm në këtë konferencë ka premtuar se 2013-ta do sjellë zyrtarizimin e gjuhës së shenjave ,një godinë të re rehabilitimi për njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe zbatimin e ligjit ku në 21 punonjës 1 do të jetë i kësaj kategorie
 

Ndërsa Zv, Ministri i arsimit Halit Shamata tha se institucionet shoqërore duhet të bëjnë më shumë në drejtim të përfshirjes së fëmijëve në arsim dhe ështe e rëndësishme nevoja e dy alfabetëve dhe dixhitalizimi i tij për personat me paaftësi në dëgjim dhe shikim.
Gjithashtu pjesë e konferencës kanë qënë edhe përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit, dhe organizatave në mbrojtje të të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›