Rrugët e komunave të Kukësit, FSHZH investime në një terren të vështirë
Ndërhyrja në këtë rrugë, në disa segmente shfaq vështirësi teknike për shkak të formacionit shkëmbor, por ekspertët thonë se punimet po shkojnë me ritme optimale. Kjo rrugë që gjarpëron mes maleve i përket rrethit të Kukësit dhe do tu vijë në ndihmë 19 fshatrave, ku edhe zonat më të thella, nëpërmjet rrugës së asfaltuar do të kenë mundësi të lidhen më lehtë me qytetin e Kukësit, apo Kosovën.
Tashmë asfaltimi po bëhet në 6 km të saj, duke përfshirë rrugët, duke lehtësuar jetesën e 14 mijë banorëve të fshatrave Zapod, Topojan, Shishtavec dhe në anën tjetërduke shmangur rrugëtimin në tunelet e dikurshme.Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, duke parë ecurinë e punimeve tha se kanë përfunduar edhe sitemi i ujësjellës kanalizmeve. Vetë banorët thanë se kjo rrugë ka qenë terësisht e shkatërruar dhe lëvizja bëhej me vështirësi.
Ndërhyrja në infrastrukturë së pari do tu shërbejë banorëve, fermerët e të cilëve dallohen për prodhimet e patateve dhe tashmë do të kenë më tepër akses në treg. Së dyti kjo rrugë do të nxisë turizimin, sepse Shishtaveci njihet ndryshe si një perl turistike mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.